Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, teksa 23 deputetët e përjashtuar të opozitës të përjashtuar po tentojnë të futen në sallën plenare.

Ka qenë deputeti Flamur Noka, i cili i ka hedhur miell punonjësve të Gardës dhe sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjoncajt. Noka ka hedhur edhe vezë në drejtim të makinës së Gjonçajt dhe ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Noka pasi i hodhi miell gardistëve, theksoi se ishte mazhoranca ajo që i hapi rrugë padrejtësisë.

Ai tha se opozita nuk është fasadë e kryeministrit.

“Në narkoparlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar. Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne? T’i bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë”, tha ai.

Teksa sot pritet të votohet ligji për kthimin e basteve online, deputeti demokrat Dash Sula është shfaqur në Kuvend me një veshje ndryshe.

I veshur me një xhaketë të mbuluar me euro dhe dollarë, Sula tha se kjo veshje është një mesazh kundër kthimit të basteve online.

“Sepse para 10 vitesh u kujtohet deklarata e fortë e mazhorancës që tha do i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Janë 50 mijë apartamente të pashituara, tani pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e llotove, bixhozit dhe do justifikojnë paratë politikanët dhe krerët e grupeve kriminale”, tha Sula./ata