Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përgëzon Policinë e Shtetit për operacionin policor që çoi në pranga gjashtë persona, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe falsifikimit.

Balla përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaron se operacioni i suksesshëm ishte në bashkëpunim me partnerët.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionin e suksesshëm të finalizuar sot në bashkëpunim me agjenci ligjzbatuese partnere”, shkruan Balla.

“Në këtë operacion është goditur një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore, janë arrestuar pesë shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve””, përfundon Balla./ata