Banorët e Niklës të mbështetur nga Partia Demokratike vijojnë protestën e tyre, ku kërkojnë rindërtimin e shkollës “Ramazan Kraja”, e shembur nga tërmeti i vitit 2019.

Partia Demokratike njofton se “banorët e Niklës paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestën e tyre për shkollën Ramazan Karaj, në Nikël të Krujës, e cila prej dy vitesh e shembur nuk ka asnjë shenjë se do të rindërtohet”, tha PD.

“Protesta e iniciuar dhe mbështetur nga deputetja e PD, Andia Ulliri, ka vijuar në ditën e dytë të saj pasi banorët nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet e shtetit dhe bashkia Krujë. Vetë banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën apo edhe forma të tjera të protestës nëse nuk marrin zgjidhje”, vijon njoftimi i PD.

“Fëmijët e Niklës kanë më shumë se dy vite pa shkollë duke u detyruar të shkojnë në shkolla të tjera larg zonës së banimit. Kërkesat e banorëve janë mbështetur nga deputetja e PD, Andia Ulliri, e cila i është bashkuar qytetarëve në këtë nismë për të protestuar për shkollën”, përfundon njoftimi i PD./ata