Seanca plenare e Kuvendit u bllokua nga deputetët e opozitës, të cilët përdorën zhurmues.

Pas fjalës së deputeti Edi Paloka për procedurë, deputetët e opozitës ndezën zhurmuesit dhe bllokuan foltoren e Kuvendit.

Deputeti Edi Paloka gjithashtu dogji Rregulloren e Kuvendit.

Pasi e dogji me çakmak, Paloka, rregullon e hedh në drejtim të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa në sallë dëgjohen zhurmues.

Paloka iu drejtua foltores duke kujtuar se më 20 shkurt 1991 ishte në grevë urie.

“Ky nuk është parlament dhe ju e dini shumë mirë ketë. Pamja e këtij parlamenti flet boll, nëse ju gënjen mendja se do ecni me disa që keni marrë këtu, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë… Nuk ka parlament derisa të vendoset normaliteti dhe t’i vendosen të drejtat opozitës”, tha Paloka.

Zhurmuesit dhe tymi bënë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla të vijojë me procesin e votimit të rendit të ditës dhe me mbylljen e seancës./ata