Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se pagat për kontrollorët e trafikut ajror dhe inxhinierët e Albcontrol nga janari i këtij viti u rriten me 30 %.
“Një tjetër lajm i mirë për këtë vit. Albcontrol rrit 30 % pagat për kontrollorët e trafikut ajror dhe inxhinierët”, u shpreh balluku në një postim në rrjetet sociale.
Sipas Ballukut, 2023-shi e renditi Shqipërinë në vendin e parë në Europë, me rritjen më të madhe të trafikut ajror.
“Gati për një tjetër vit po kaq të suksesshëm”, u shpreh Balluku./ata