Një numër rekord besimtarësh falën namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor nën pushtim pas reduktimit të kufizimeve që policia izraelite ka zbatuar që nga fillimi i sulmeve ndaj Gazës më 7 tetor.
Disa burime nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit që është përgjegjës për xhaminë Al-Aksa njoftuan se mbi 20 mijë besimtarë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa. Që në orët e mëngjesit policia izraelite ngriti pika kontrolli nëpër rrugët që çojnë në Al-Aksa.
Policia izraelite e cila reduktoi kufizimet e zbatuara përreth Al-Aksës, lejoi hyrjen për shumë palestinezë në Al-Aksa. Por, duke ushtruar kontrolle të kartave të identitetit nëpër pikat e kontrollit, policia izraelite pengoi hyrjen në Al-Aksa për të rinjtë palestinezë.
Policia goditi me shkop disa të rinj palestinezë që kërkuan të hyjnë në Al-Aksa në zonën e Portës së Luanëve. Palestinezi mbi 60-vjeç Ebubekir Shimmi i cili foli për gazetarin e AA-së tha se policia izraelite e ka njohur atë në pikën e kontrolli dhe se nuk e kanë lejuar të hyjë në Al-Aksa.
Duke bërë të ditur se është i lumtur për mundësinë për të kryer adhurimin pranë edhe pse jo brenda xhamisë Al-Aksa, Shimmi tha se "Le të mos më pranojnë mua, por mjafton që të gjithë të mund të hyjnë dhe të falin namazin këtu në xhaminë Al-Aksa".
Policia izraelite më 7 tetor vendosi kufizime të rrepta për besimtarët që dëshironin të falnin namaz në Al-Aksa. Që nga 7 tetori e deri më tani ditët e premte në Al-Aksa ndodhin incidente mes policisë izraelite dhe palestinezëve që kërkonin të hynin në Al-Aksa.
Policia izraelite ndërhyri ndaj palestinezëve me gaz lotsjellës, plumba plastikë dhe ujë të ndotur të lëshuar nga automjetet./aa