Pas shumë vitesh, tashmë Klodiani po merr shërbime të specializuara, si fizioterapi në shtëpi, terapi të të folurit dhe këshillim psiko-social, falë qendrës “Fuqizojmë Komunitetin”, Kurbin.
 
Klodiani vuan nga probleme komplekse të shëndetit fizik dhe mendor, të cilat e pengojnë të ndjekë shkollën. Për Klodianin nuk është e lehtë marrja e ndihmës bazë – një realitet që ai e ka njohur gjatë gjithë jetës së tij e që shpesh herë të tjerët i marrin si të mirëqena.

Por për Klodianin lindi një fije shprese.

E vendosur në zemër të bBashkisë së Kurbinit, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin”, e drejtuar nga World Vision dhe e financuar nga USAID Shqipëri, është kthyer në strehën e Klodianit. Qendra po i ofron atij shërbimet thelbësore sociale për të cilat ka dëshpërimisht nevojë.

Çdo javë, Klodiani merr fizioterapi në shtëpi, terapi të të folurit dhe këshillim psikosocial. Aksesi në këto shërbime po rezulton shumë i dobishëm për mirëqenien dhe zhvillimin e Klodianit.
 
Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” në Kurbin është një nga tre qendrat të ngritura përmes projektit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID/ Albania, zbatuar nga UNDP-ja në Shqipëri në bashkëpunim me OJQ të specializuara në këtë fushë.
 
Programi “Fuqizojmë Komunitetin” po krijon një model mbështetjeje për komunitetet e margjinalizuara të prekura nga përjashtimi, diskriminimi dhe konflikti./ata