Në Portin e Durrësit me Anijen MCS Caledonia II, nisur nga Gioia Tauro, Itali ka mbërritur një kontejner ngarkuar me cigare elektronike në sasinë 1500 kg ose 34 420 copë.

Nga kontrolli i ushtruar nga autoritetet doganore shqiptare ka rezultuar se cigaret elektronike ishin pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Republikës së Kosovës.

Në një njoftim për shtyp Dogana njofton se, “për këtë arsye, administrate doganore ka pezulluar procedurat e tranzitit, është bërë bllokimi i kontejnerit në sheshin e kontejnerëve në Portin e Durrësit dhe është kryer referimi pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga nenet 172 të Kodit Penal”./ata