Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, përfundoi faza e parë për implementimin e sistemit RAMS, ku u bë përditësimi i të dhënave në Sistemin e Referimit të Vendndodhjes së Aseteve (ALRS), që është themeli për Sistemin e Menaxhimit të Aseteve Rrugore (RAMS) nëpërmjet modulit GIS brenda platformës.
 
Në përputhje me kërkesat e projektit u zhvilluan disa trajnime, që synojnë rritjen e ekspertizës dhe njohurive praktike të profesionistëve në të gjitha aspektet e menaxhimit të aseteve rrugore
 
Në fund të trajnimit u bë certifikimi nga projekti për inxhinierët e ARRSH-së.
 
Ky sistem është platformë e teknologjisë së informacionit, që shërben për mbledhjen dhe administrimin e informacioneve dhe studimeve mbi gjendjen e aseteve rrugore
planifikon investimet në nivel seksioni, rrjeti dhe korridori.
 
Sistemi RAMS do të prodhojë raportet e para për gjendjen e aseteve rrugore, si dhe do të bëjë planifikimin e buxhetit duke menaxhuar në mënyrë efikase dhe me kosto efektive mirëmbajtjen e rrugëve./ata