urizmi rural në fshatrat e Vlorës vitet e fundit ka shënuar një zhvillim të menjëhershëm duke tërhequr vizitorë të pasionuar pas natyrës, historisë dhe traditave.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet dy turisteve gjermane, qp kanë vizituar fshatin Bashaj në Vlorë.
Rama tha se turistet vlerësojnë shijen e mirë të mikpritjes familjare, ajrit të maleve dhe kulinarisë fantastike në fshatin Bashaj pranë Lumit të Vlorës.
Kryeministri Rama tha se kjo zonë në Vlorë po kompleton mozaikun e mundësive edhe me turizmin rural të preferuar përherë e më shumë nga vizitorët e huaj.
“Jemi dy ditë këtu në fshatin Bashaj, erdhëm dje dhe është shkëlqyeshëm. Natyra është shumë e bukur dhe e qetë, ngado të kthehesh kokën është thjesht gjithçka shumë bukur”, tha një turiste.
“Ushqimi është i shkëlqyer dhe çdo gjë është e gatuar në shtëpi. Ka pasur verë gjë të cilën ne e kemi shumë qejf”, shtoi ajo.
Turistja tjetër u shpreh se “sapo erdhëm nga një ecje në mal nëpërmjet një lumi shumë të bukur. Ata që kanë qejf gurët atëherë këtu jemi në vendin e duhur, sepse ka shumë gurë që mund të mbledhësh. Familja është shumë e sjellshme e sigurisht edhe e gatshme të na ndihmojnë”.
Përtej bregdetit magjepsës dhe pasurisë së thesareve historike e arkeologjike, Shqipëria ka një numër të madh zonash të mbrojtura natyrore që e bëjnë atë një destinacion ideal të turizmit rural.
Me një përqindje të konsiderueshme të Zonave të Mbrojtura në territorin e saj, Shqipëria ofron potenciale të mëdha për turistët që kërkojnë aventura natyrore si rafting në lumë, paragliding, ecjet me biçikletë, peshkim, ecjet në natyrë, alpinizëm, ngjitjet në mal, udhëtime me kalë, ture studimore, etj./ata