Biznesi shqiptar i bimëve mjekësore, do të marrë pjesë në panairin “BIOFACH 2024”, në Gjermani.

Kompania “Ekoprod” në Korçë, ka mbi 11 vite që specializohet në grumbullimin dhe eksportin e bimëve medicinale dhe kërmillit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se kjo kompani do të jetë pjesë e stendës shqiptare në panairin “BIOFACH2024”, në Gjermani.

“Ekoprod” ka më shumë se 200 familje fermerësh në rrjetin e bashkëpunimit, ndërsa certifikimi për produktin organik dhe cilësia e lartë, i ka hapur tregjet e eksportit për kompaninë në vendet e rajonit si dhe në Gjermani, Francë, Turqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

“Kanë më shumë se 200 familje fermerësh në rrjetin e bashkëpunimit, për kultivimin e bimëve medicinale dhe grumbullimin e bimëve të egra në natyrë. Certifikimi për produktin organik dhe cilësia e lartë, ka hapur tregjet e eksportit për kompaninë në vendet e rajonit si dhe në Gjermani, Francë, Turqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj”, tha Denaj./ata