Në episodin e 3, të sezonit të 3, të podkastit ‘FLASIM’, “Girls on fire”, kryeministri Edi Rama na njohu me historinë e pabesueshme të dy motrave, Edi dhe Ledi Xharkanji që mes zjarreve të një fatkeqësie të përsëritur në jetën e tyre, kanë farkëtuar kurajon, pasionin e vullnetin për t’u ngjitur drejt majave.

Fillimisht biznesi i tyre ka nisur nga hiçi, në një nga dhomat e shtëpisë së tyre, vetëm 20 metër katror për të dhënë fustanet e tyre me qira.

Klientet po rriteshin dita-ditës dhe ndaj u nevojitej një ambient me qira.

Dy motrat tregojnë se fillimisht ato e hapën biznesin për të pasur pavarësinë e tyre ekonomike.

“Avash-avash kuptuam që marketingu është shumë i rëndësishëm dhe nisëm me setet e para fotografike. Por problem ishte mosha jone e re, pasi shpesh refuzoheshim dhe detyroheshim të merrnim me vete mamin ose babin dhe ata thonin se ishte biznesi i tyre”, shprehen vajzat.

Pak vite më pas, dyqani i tyre nga një dhomëz e vogël prove fustanesh me qira, u kthye në një punishte ku tashmë ato edhe krijonin vetë si dhe punësuan një staf prej 20 personash, ndërsa ofronin jo vetëm fustane, por futën dhe rrobat e përditshme.

‘Kuptuam që të vazhdosh të jesh një hap para të tjerëve kuptuam se duhet të trajnohesh”, shprehen motrat.

Pas shumë sfidash, dy motrat arritën të krijonin linjën e tyre dhe të realizonin veshjet të krijuara nga vetë ato.

Tashmë tregu i biznesit së dy motrave ka kapërcyer kufijtë për të arritur deri në Dubai, ku punimet artizanale preferohen shumë.

“Dëshira më e madhe është të konfirmohemi si një brand ndërkombëtar, ndërsa janë duke ndërtuar website-n e tyre për blerjet online”, thonë ato./ata