Është rritur në 28.064 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, popullatën e të cilës e ka detyruar të qëndrojë në uri dhe pa ujë.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 127 ditësh kundër Rripit të Gazës.
Forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë dhjetëra palestinezë në Rripin e Gazës ndërsa thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 28.064.
Në sulmet e fundit bëhet e ditur se janë plagosur 152 persona dhe se numri i të plagosurve në Rripin e Gazës ka arritur në 67.611.
Ministria thekson se nën rrënoja dhe në anë të rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite./aa