Filluam sot trajnimin dy ditor në kuadër të Programit Europian Erasmus+ me përfaqësues nga rreth 40 organizata rinore dhe për të rinjtë, që synojnë të rrisin qëndrueshmërinë dhe kapacitetet e organizatave për të aplikuar në thirrjet e Bashkimit Evropian.
 
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, tha se, “qëllimi ynë është të kontribuojmë në rritjen e financimeve të jashtme në shërbim të të rinjve në vendin tonë dhe të inkurajojmë pjesëmarrjen e tyre aktive në projektet dhe inicativat e Bashkimit Evropian”.
 
Muzhaqi shprehu, mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e organizatave të shoqërisë civile në këtë rrugëtim që kontribuojnë siç tha ajo, “për zhvillimin dhe avancimin e të rinjve në shoqërinë tonë”./ata