Ushtria izraelite ka vendosur të hetojë rreth "dështimeve operacionale" që shkaktuan sulmet e Hamasit më 7 tetor.
Radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se Shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, u ka dhënë udhëzim njësive ushtarake për hetimin e "dështimeve operacionale" që rezultuan me sulmet e 7 tetorit.
Në përputhje me udhëzimet e Halevi, komandantët përkatës, përfshirë Drejtorinë Operacionale të Ushtrisë izraelite, Komandën Jugore, Divizionin e Gazës dhe Njësinë 8200 të Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake, do të fillojnë hetimet në njësitë e tyre përkatëse deri në fund të muajit.
Parashikohet që hetimet të zgjasin për disa muaj pasi do të zhvillohen teksa vazhdojnë sulmet kundër Rripit të Gazës.
Bëhet e ditur se hetimet që do kryhen brenda ushtrisë izraelite synojnë të nxjerrin rezultate operacionale për forcat izraelite dhe se nuk janë lidhur me politikat e administratës së vendit.
Në anën tjetër thuhet se Halevi ka urdhëruar që të fillohen emërimet për zyrtarët e nivelit të lartë ushtarak që u pezulluan pas 7 tetorit.
Shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, në një fjalim të bërë më muajin nëntor, ishte shprehur se ushtria izraelite dështoi në sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023 dhe se çdo gjë do të hetohej pas sulmeve ndaj Gazës./aa