Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bëri një hap të rëndësishëm në sferën e mediave sociale të dielën, duke u aktivizuar zyrtarisht në aplikacionin e videove të shkurtra TikTok në kuadër të përpjekjeve të administratës së tij për shpërndarje të informacioneve.
Videoja e parë e shpërndarë nga fushata e tij mbante mbishkrimin "lol hey guys" me biografi që deklaronte një angazhim për "Rritje të ekonomisë".
Në postimin e tij inaugurues në TikTok, Biden u lëshua në një shkëmbim të lehtë me një punonjës jashtë ekranit, ndërsa u pyet për ekipin e tij të preferuar, ku Biden zbuloi besnikërinë e tij ndaj Philadelphia Eagles.
Ndërsa mbi 35 anëtarë të Kongresit, kryesisht demokratë, aktualisht mbajnë llogari në TikTok, platforma përballet me kritika nga republikanët për shkak të lidhjes së saj me kompaninë e saj mëmë kineze, ByteDance./aa