Paga e Forcave të Armatosura, (FA) do të rritet çdo vit, deri sa të arrijë nivelin e pagave të vendeve të aleancës.

Kështu deklaroi sot për mediet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas mbledhjes së Qeverisë ku u miratua rritja e pagave për Forcat e Armatosura, por dhe personelin civil të administratës publike.

Lajmi mirë tha ai, është për të gjithë ushtarakët e të gjitha niveleve për rritje sinjifikative të pagës.

“Rritja e pagave filloi në vitin 2022 me rritjen e më të madhe që pas viteve 1990, me 30% dhe me një angazhim të kryeministri Rama, pagat në FA do të rriten çdo vit deri sa të arrijmë nivelin e pagave të alenacës ku ne bëjmë pjesë”, u shpreh Pelelshi.

Ministri tha se, ky është një objektiv shumë ambicioz por me këtë rritje të sotme jemi duke kaluar vendet e rajonit dhe po shkojmë drejt nivele dinjitoze me pagën për ushtarakët tanë.

Peleshi zbardhi deteja të rritjes së pagës për kategoritë përkatëse.

Ushtari i katërtë që është niveli bazë i ushtarakut në vitin 2022 ka pasur pagën 42 mijë lekë me rritjen e sotme shkon në 71 mijë lekë. Të gjitha pagave do t’ju shtohet edhe një trajtim ushqimor që jepet në vlerën 160 mijë lekë. Pra një ushtar i katërt do të marrë 870 mijë lekë në dorë”, tha Peleshi.

Ministri theksoi se politika e këshillit të ministrave për rritjen e pagave i jep më shumë prioritet gradave më të ulëta. Sipas tij, gradat më të ulëta kanë rritjen më të lartë në përqindje.

“Reshteri në vitin 2022 e ka pasur pagën 48 200 lekë me rritjen e sotme shkon në 800 mijë lekë, plus 160 mijë lekë të trajtimit ushqimor.

Majori e ka pasur 68 800 lekë në 2022, me rritjen e sotme shkon në 107 mijë pa trajtimin ushqimor.

Koloneli e kishte pagën në 2022, 110 mijë lekë sot shkon në 158 500 lekë pa trajtimin ushqimor. Gjenerali e ka patur pagën 127 500 lekë me rritjen e sotme shkon 190 mijë lekë”, tha Peleshi./ata