Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi sot pjesërisht kërkesën e dy partive politike për fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike.
KAS shqyrtoi kërkesën ankimore të depozituar nga Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, me objekt “kundërshtimin e vendimet nr. 823, datë 07.12.2023 të KSHZ “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”.
Konkretisht Partia Popullore Kristiandemokrate kundërshtonte masën administrative në vlerën 1 milion lekëve.
Gjithashtu KAS shqyrtoi kërkesën e depozituar nga Partia G99, me kryetar Redi Shtino, me objekt “Kundërshtim i vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021″”.
KAS shqyrtoi edhe ankesën e depozituar nga Partia Aleanca Popullore, me objekt Kundërshtim i vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”. 2. Shfuqizimin e pikës 101, të vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën e Partisë Popullore Kristiandemokrate të Shqipërisë dhe të Partisë Aleanca Popullore dhe vendosi ndryshimin e pikës 96 dhe 101 të vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 të Komisionerit dhe vendosi sanksionin admministrativ gjobë, në vlerën 60.000 lekë.
Gjithashtu, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës nr. 03 depozituar nga Partia G99./ata