Australia ka vendosur të rrisë buxhetin për luftën kundër milingonave të kuqe të zjarrit në një miliard dollarë.

Duke rritur fondet për të luftuar milingonat e kuqe të zjarrit, qeveritë lokale dhe federale synojnë t'i japin fund pushtimit të milingonave në Queensland deri në vitin 2032.

Sipas “ABC News”, qeveritë lokale dhe federale australiane kanë njoftuar se do të dyfishojnë fondet për luftën kundër milingonave të kuqe të zjarrit, me argumentin se ato ulin cilësinë e jetës së qytetarëve.

Duke theksuar se mesatarisht 8,6 milionë njerëz kafshohen nga milingonat e kuqe të zjarrit çdo vit në vend, zyrtarët lokalë thanë se 43 mijë deri në 174 mijë njerëz kanë një reaksion alergjik pas kafshimit dhe kanë nevojë për kujdes mjekësor.

Milingonat e kuqe të zjarrit konsiderohen si një nga speciet më pushtuese të milingonave në botë.

Solenopsis invicta ose milingona e kuqe është me origjinë nga Amerika e Jugut, por gjatë shekullit të kaluar kjo specie është përhapur në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Meksikës, Karaibeve, Kinës dhe Australisë.

Studiuesit theksojnë se këto insekte mund të jenë agresive nëse shqetësohen. Vendi i pickimit shkakton dhimbje, irriton lëkurën dhe mund të shkaktojë reaksione alergjike. Kjo lloj milingone mund të dëmtojë gjithashtu ekosistemet dhe të korrat lokale./aa