Arti Seitaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi iu gjetën në banesë armë e kanabis, ndërsa është vënë nën hetim kushëriri i tij.
Në kuadër të operacionit 'Gorishova' u arrestuar 31-vjeçari Arti Seitaj, banues në Fier dhe u vu nën hetim në gjendje të lirë për një 16-vjeçar (kushëri i të arrestuarit).
Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, policia gjeti sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen, 1 armë sportive, 1 armë të ftohtë, 5 krehra dhe 23 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.