Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin për konfiskimin e pasurive të atyre që përhapin informacione të rreme për ushtrinë ruse.
Sipas ligjit të nënshkruar nga Putin, i publikuar në Sistemin Informativ të Ligjit Shtetëror Rus, do të mund të konfiskohen pasuritë e atyre që përhapin informacione të rreme për ushtrinë ruse.
Përveç kësaj, në përputhje me ligjin, do të tërhiqen titujt dhe çmimet e ndryshme shtetërore që u jepen atyre që diskreditojnë ushtrinë ruse, përhapin ekstremizëm, paraqesin kërcënim për integritetin territorial dhe sigurinë e Rusisë, si dhe që bëjnë thirrje për sanksione kundër Rusisë dhe qytetarëve rusë.
Ligji në fjalë do të hyjë në fuqi 10 ditë pas publikimit zyrtar. Ligji që përmban dënime të reja për ata që përhapin informacione të rreme për ushtrinë ruse u miratua muajin e kaluar në Dumën e Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit rus.
Ky ligj u miratua më 7 shkurt nga Këshilli i Federatës, dhoma e lartë e parlamentit./aa