Një izraelit ka humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur në sulmin me raketa të kryer nga Libani ndaj qytetit Safed në veri të Izraelit.
Sipas lajmit që shtypi izraelit ka transmetuar nga burimet spitalore, mësohet se një izraelit ka humbur jetën si pasojë e raketës që goditi qytetin Safed në veri të vendit.
Po ashtu në sulm u plagosën gjithsej 7 izraelitë. Në një deklaratë nga zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite thuhet se një seri raketash u lëshuan nga Libani në Netua, Manara dhe ndaj një baze ushtarake në veri dhe se ushtria ka hapur zjarr kundërpërgjigjeje ndaj pikave nga ku u kryen goditjet.
Nga Hezbollahu libanez ende nuk është bërë ndonjë deklaratë për këtë çështje. Që nga 8 tetori 2023 e deri më tani në kufirin Liban-Izrael vjen deri te përleshje të ndërsjella mes ushtrisë izraelite dhe Lëvizjes Hezbollah.
Për shkak të përleshjeve 86 mijë civilë në Liban dhe rreth 100 mijë në Izrael janë zhvendosur.
Delegacione nga SHBA-ja dhe Franca që veprojnë si ndërmjetës, kanë vizituar Tel Avivin dhe Bejrutin me intervale të ndryshme për t'i dhënë fund përleshjeve mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite si dhe për të shënuar kufirin tokësor./aa