Qyteti i një mbi një dritareve ka marrë një pamje tjetër, nga dekori i festës së Shën Valentinit.

Bashkia e Beratit ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Kryetari i bashkisë së Beratit ndau sot pamje nga Berati i dekoruar me zemra të kuqe.

“Me këtë instalacion poshtë Kalasë, përbri Osumit, me pamje nga Tomori dhe Shpiragu,
Gëzuar Shën Valentinin! Gëzuar Ditën e të Dashuruarve, nga qyteti që legjenda thotë se u krijua nga dashuria”, shkruan Demo.
 
Të dashuruarit mund të fiksojnë në telefona ose aparatet fotografike momentet e tyre pranë instalacioneve dhe dekoreve të vendosura në qytet./ata