Në Mamurras vijon puna për ndërtimin e qendrës së re shëndetësore.

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara inspektoi sot kantierin e qendrës së re shëndetësore.

“Puna po ecën me ritme të shpejta dhe besojmë ta kemi gati përpara afateve të përcaktuar”, tha Cara në një postim në rrjetet sociale.

Krybashkiakja Cara theksoi se “qendra e re shëndetësore po ndërtohet nga themelet me standardet më të mira dhe do t’u shërbejë mijëra banorëve të Mamurrasit që deri më tani i marrin këto shërbime në ambiente të improvizuara e aspak dinjitoze si për qytetarët, dhe për stafin mjekësor”.

Qendra shëndetësore po ndërtohet e re pas dëmtimit të asaj të vjetrës nga tërmeti i 26 nëntorit 2019./ata