Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37-vjeçare pasi akuzohet për fshehje të ardhurash. Shtetasja F.L  banuese në Tiranë është ndaluar nga policia pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

 

 

Kjo shtetase dyshohet se i ka konsumuar këto vepra penale gjatë kohës që ka administruar një subjekt privat.   

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ndaluan shtetasen F. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Kjo shtetase dyshohet se i ka konsumuar këto vepra penale gjatë kohës që ka administruar një subjekt privat.’- njofton policia.