Një person ka humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në spitalin "Nasser" në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës së pushtuar.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, thuhet se një shtetas palestinez humbi jetën dhe disa u plagosën nga sulmi i forcave izraelite në departamentin e ortopedisë të spitalit "Nasser" në Khan Younis.

Më tej thuhet se forcat izraelite larguan me forcë disa mjekë dhe infermierë nga spitali "Nasser". Disa nga ata që u strehuan në spital i drejtuan në qytetin Rafah dhe më dhjetëra prej tyre i arrestuan. Spitali "Nasser" ndodhet prej 25 ditësh në rrethim nga forcat izraelite.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 28.576 palestinezë, përfshirë të paktën 12.300 fëmijë dhe 8.400 gra u vranë ndërsa 68.291 persona u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja. Infrastruktura civile po shkatërrohet duke sulmuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë duke u strehuar./aa