Ushtarët izraelitë kanë arrestuar të paktën 20 palestinezë në bastisjet e kryera në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë kanë kryer bastisje në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arritur në 9.300 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani.
Ushtarët izraelitë gjatë bastisjeve kanë ushtruar dhunë ndaj palestinezëve të arrestuar dhe ndaj familjeve të tyre si dhe kanë dëmtuar shtëpitë e palestinezëve dhe kanë hapur zjarr të drejtpërdrejtë.
Me "sulme gjithëpërfshirëse", që nga 7 tetori e deri më tani Izraeli ka zbatuar ndëshkim kolektiv në mënyrë sistematike ndaj palestinezëve.
Ndërkohë mësohet se ushtarët izraelitë janë tërhequr nga qyteti Jenin në veri të Bregut Perëndimor në të cilin kreu bastisje. Bastisja në Jenin në të cilën ka pasur edhe arrestime, ka vazhduar për një orë./aa