Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në vitin 2023 arriti 8796 GWh, nga 7003 GWh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25.6 %.

Sipas raportit të INSTAT-it “Bilanci i energjisë elektrike, 2023”, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58.2 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 40.8 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaikë) në masën 1 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 1922 GWh, nga 3044 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rënie me 36.9 %.

Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2842 GWh, nga 2123 GWh duke shënuar një rritje me 33.9 %.