Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministrja e Mbrojtjes e Luksemburgut Yuriko Backes nënshkruan sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit mbi asistencën e Luksemburgut për një sistem radio-komunikimi digjital që do të jetë në përdorim nga Forcat e Armatosura shqiptare.
 
Marrëveshja u nënshkrua në Bruksel, ku ministri Peleshi po merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.
 
Peleshi i shprehu mirënjohjen Luksemburgut për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes./ata