Inteligjenca turke ka "neutralizuar" një të ashtuquajture udhëheqëse të grupit terrorist PKK në veri të Sirisë, njoftuan të premten burime të sigurisë.

Fatma Sakana, e cila iu bashkua organizatës terroriste në Iran në vitin 2006, operoi në zonat rurale të provincës turke të Sirnak midis 2010 dhe 2012.

Ajo është një nga autorët e sulmit të 2 shtatorit 2012 në Sirnak, në të cilin u vranë 10 ushtarë turq. Më vonë Sakana u bë një figurë e lartë e grupit terrorist në Siri dhe Irak. Ajo gjithashtu bashkëpunoi me Duran Kalkan, një tjetër drejtues i PKK-së në Irak.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./aa