Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe stafi i saj janë zotuar të dhurojnë 750 mijë euro për viktimat e tërmetit në Türkiye-n jugore.

 

Një grup punonjësish të BERZH-it nisën iniciativën në vazhdim për të ndihmuar rajonin ku jetojnë mbi 13 milionë njerëz që u goditën nga tërmetet e njëpasnjëshme në fillim të këtij muaji.

 

Mbledhja e fondeve tashmë ka arritur mbi 250 mijë euro, me faqen e donacioneve që ende mbetet e hapur.

 

Sipas informacionit në faqen e donacioneve, ‘Iniciativa e Komunitetit të BERZH-it’ u zotua të dhurojë dyfishin e shumës së dhënë nga stafi deri në një kufi prej 500 mijë eurosh për një total prej mbi 750 mijë eurosh.

 

Të vendosura për të kaluar përmes organizatave të shoqërisë civile, fondet do të përdoren për të përmbushur nevojat prioritare në zonën e fatkeqësisë.

 

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit në Türkiyen jugore është rritur në 43.556.

 

Tërmetet e fuqishme ishin me qendër në Kahramanmaraş, por tronditën edhe dhjetë provinca të tjera, respektivisht provincat Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elaziğ./AA