Bulevardi kryesor i Prishtinës gumëzhiu jo vetëm nga gëzimi për pavarësinë, por edhe nga fëmijët që kanë përgatitur vjersha të për këtë ditë.

 

Një pedonale e mbushur me simbolet e festës. Flamuj të Kosovës, po edhe të Shqipërisë që valëviten kudo në rrugët e Prishtinës janë shenjat e një pavarësie që festohet sot nga çdo shqiptar.

 

Të vegjlit në rrugë i gjen po aq të gëzuar sa edhe prindërit apo gjyshërit e tyre që ecën në një rrugë të vështirë drejt lirisë.

 

Sot, të vegjlit gëzojnë të lirë, madje edhe recitojnë vargje për ditën kur fituan pavarësinë.