Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për 4 nga 6 personat e arrestuar disa ditë më parë në Bashkinë Dimal. Në burg do të qëndrojë Drejtori i Zyrës së Urbanistikës, Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve në Bashkinë Dimal, si dhe administratori dhe inxhinieri i një kompanie private.

Ndërkohë që dy zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie u lanë në “arrest shtëpie”. Mbi ta rëndojnë akuza e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Hetimet nisën në nëntor 2020 pas denoncimit të një qytetari që iu prish një biznes privat nga bashkia me pretendimin se do të ngrihej një lulishte, por në të njëjtin vend u ngrit një tjetër biznes nga një shtetas me të cilin kallëzuesi kishte një konflikt pronësie.