Huthit të mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan se kanë goditur anijen britanike LYCAVITOS në Gjirin e Adenit në jug të vendit.
Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Seri deklaroi se anija britanike LYCAVITOS, e vendosur në Gjirin e Adenit në jug të Jemenit, u godit nga një "raketë e përshtatshme detare".
Duke thënë se sulmi është kryer në mbështetje të popullit palestinez, Seri theksoi se janë në proces të marrjes së masave shtesë për t'iu përgjigjur sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj Jemenit.
Ende nuk ka informacione për pasojat e sulmit. Huthit njoftuan gjithashtu se forcat amerikane dhe britanike ndërmorën dje sulmin e dytë në qytetin Hudaydah, në Jemenin perëndimor.
Sipas televizionit "Al-Mesira", i lidhur me Huthit, SHBA-ja dhe Britania kryen dy sulme në rajonin Al-Cebbane të qytetit Hudaydah në bregun e Detit të Kuq./aaa