Klevis Alla dëshmon në gjykatën e posaçme dhe përjashton nga vrasja e vëllezërve Haxhia, Talo Çelen dhe Altin Ndocin.

 

Dy bashkëpunëtorët e prokurorisë së Posaçme SPAK, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla, të cilët kanë qenë së bashku protagonistë në vrasjen e vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhiaj si dhe në ekzekutimin e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, kanë pasur një përplasje të madhe mes tyre për sa i përket tregimit të dy ngjarjeve kriminale, të ndodhura në vitin 2020 në Durrës.

 

Në gjykatën e posaçme ka vijuar sërish seanca për dëshminë e të penduarit të drejtësisë Klevis Alla. Ai ka treguar mbi vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

 

 

Klevis Alla ka treguar se ditën e ngjarjes është takuar me Nuredin Duminin i cili në kokë mbante një kapuç si ato të policisë. Bashkë me Nuredini ishte edhe një person po kapuç, por nuk e njihte.

 

Po ashtu Alla ka treguar se ka telefonuar Besmir Haxhinë për tu takuar. Sipas të penduarit Besmir Haxhia ishte tek dyqani i agjencisë dhe s’ka vonuar shume dhe ka ardhur tek tregu i Shënavlashit. Sipas të penduarit asnjë nuk ishin në dijeni që Besmiri ishte me vëllain e tij Viktorin.

Sapo makina golf 6 është afruar, Klevis Alla ka treguar se Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar e ndërsa ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur.

 

Pasi ka qëlluar mbi dy vëllezërit, Klevis Alla ka treguar se Nuredini ka zbritur nga makina dhe i është afruar vëllezërve ku ka qëlluar sërish mbi ta.

 

Pas këtij veprimi ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe ai personi tjetër kanë zbrit dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës. Ndërsa Alla e ka braktisur makinën Benz disa metra poshtë varrezave aty ku ka hedhur edhe armët e zjarrit.

 

Më pas të nesërmen thotë Alla kanë kam dal për të pirë kafe me një shok dhe pastaj ka shkuar tek makina e braktisur dhe e kam lëvizur pak më poshtë pasi në zonë po lëvizin disa policë./Oranews