Dy gazetarë të tjerë u vranë në sulmet që ushtria izraelite kreu në Rripin e Gazës.

Në deklaratën me shkrim nga Zyra për Media e Qeverisë në Gaza, jepet informacion lidhur me gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet e tij.

Muhammad es-Sayyid Abu Sahil, prezantues dhe redaktor i radios "Zëri i Kudsit" dhe redaktori i përmbajtjes dixhitale Tariq es-Sayyid Abu Sahil humbën jetën në bastisjen e ushtrisë izraelite ndaj spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës.

Në deklaratë thuhet se është rritur në 140 numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Në një deklaratë më parë nga Zyra për media thuhet se "Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar"./aa