Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se organizata terroriste DEASH ende kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, u mbajt një seancë lidhur me raportin e fundit për DEASH-in të përgatitur nga Sekretaria e Përgjithshme e OKB-së.

Nënsekretari i përgjithshëm i Zyrës së OKB-së kundër Terrorizmit, Vladimir Voronkov, në një fjalim të mbajtur këtu tha se aftësia operacionale e organizatës është kufizuar falë përparimit të rëndësishëm që kanë shënuar vendet anëtare.

Duke theksuar se edhe brenda DEASH-it ka probleme, Voronkov deklaroi se lufta e vendeve anëtare me financimin ka dhënë rezultate konkrete.

Voronkov u shpreh se rezervat financiare të DEASH-it të cilat më parë ishin me qindra miliona, parashikohet se janë ulur 10 deri në 25 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, pavarësisht përparimit të konsiderueshëm të bërë nga vendet anëtare, DEASH ende kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare jo vetëm në zonat e konfliktit por edhe në kuptimin e përgjithshëm, tha Voronkov, duke thënë se organizata terroriste vazhdon qëllimin e saj për të sulmuar jashtë vendit./aa