Kryeministri Edi Rama në mbledhja e nivelit të lartë të konstituencës Bankës Botërore dhe FMN, ka deklaruar se një takim i këtij niveli po mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe se koha kur po mbahet mbledhja është specifike pasi Europa po përballet me sfida të veçanta.

 

“Për herë të parë kjo mbledhje zhvillohet të Shqipëri. Siç jeni në dijeni kjo ndodh në një kohë kur nuk është situatë e lehtë dhe Europa po përballet me sfida të veçanta. Por kjo është një arsye më tepër për rëndësinë e këtij takimi. Besojmë se diskutimet do jenë të frytshme, shpresojmë që në fund do të kemi disa gjëra për të menduar si do i qasemi sfidave dhe të ardhmes së afërt. Jemi të vetëdijshëm për rreziqet por të kemi nga ana tjetër disa mënyra kreative për t’i kapërcyer situatat.

Kam një fjalë të gjatë të shkruar ku renditen sukseset e Shqipërisë.

Nuk dua që t’ju harxhoj kohë për t’ju treguar sukseset tona, siç është turizmi apo përballimi i problemeve pas pandemisë.

Sistemi ynë financiar do të jetë temë diskutimi në sallë, tregon elasticitet dhe në të njëjtën kohë tregon qëndrueshmëri dhe vijimësi.

Kur e nisëm udhëtimin, problemi më i madh që kishim ishin kreditë me probleme, ishin 25 përqind.

Sfida jonë të mos rrisim ccmimin e energjisë pavarësisht se kemi qenë të sfiduar nga kriza globale e energjisë, në veçanti në Europë.

Synimi ynë të kthejmë Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë deri në 2030, ndaj poinvestojmë në burime të energjisë nga era dhe dielli”, tha ai.