Nxënës i shkollës së mesme “Petro Nini” në Tiranë, Ted Qamo është shpallur fitues i vendit të parë të Olimpiadës Kombëtare të Matematikës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila zhvilloi një vizitë në shkollën “Petro Nini” ku e ndau lajmin edhe me nxënësin Ted Qamo dhe shokët e klasës së tij.

“Te “Petro Nini”, për t’i dhënë lajmin nxënësit Ted Qamo, i cili nuk e dinte ende që ishte shpallur fitues absolut i vendit  të Olimpiadës Kombëtare të Matematikës në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja Manasatirliu u shpreh se “doja ta jepja vetë këtë lajm sepse e di sa shumë është impenjuar Tedi dhe sa shumë jeni impenjuar të gjithë që “Petro Nini” të dalë mirë”.

“Kjo është një përpjekje kolektive, por edhe personale. Dua t’ju shikoj gjithmonë të parët”, tha Manastirliu./ata