Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari mori pjesë në takimin e zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të projektit të përbashkët mes policisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, kundër armëve të zjarrit.

Bëhet fjalë për një projekt policor, në të cilën marrin pjesë mbi 1000 oficerë policie dhe dogane dhe që në fokus ka parandalimin e rrezikut kundër armëve të zjarrit.

Në një postim në rrjetet sociale, Lamallari ndau dhe pamje nga eventi. “Projekti i përbashkët Shqipëri – Kosovë: Mbi 1000 oficerë policie/doganave bashkë kundër rrezikut nga armët e zjarrit!”, shkruan zv/ministri i Brendshëm Lamallari.

Shqipëria dhe Kosova gjithnjë e më shumë po forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, arsimit, kulturës dhe artit./ata