Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi sot që me konstituimin e këshillave bashkiakë duhet të nisë transparenca për gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën me buxhetin e bashkive.

 

“Përfaqësues të opozitës dhe të Partisë së Lirisë tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, ndaj ne duhet të përgatitemi që tani në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia të nisë që ditën e parë të konstituimit të këtyre Këshillave Bashkiake”, u shpreh Meta.

 

Ai kërkoi që të nisë llogaridhënia absolute për çdo para që do të shpenzohet nga sot e në të ardhmen.