Është mbyllur sot java e dhjetë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza. Takimi Vllaznia-Partizani ishte i fundit për këtë javë.

Kjo sfidë u fitua nga kampionet në fuqi që triumfuan 3-0 ndaj Partizanit.

Të shtunën u luajtën katër ndeshjet e tjera të kësaj jave. Nuk pati surpriza në ndeshjen Lushnja-Tirana. Vajzat bardheblu triumfuan me shifrat e thella 13-0 duke dominuar të gjithë takimin.

Edhe Apolonia nuk e vendosi në dyshim fitoren me Gramshin. Fieraket zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe triumfuan 7-0.

Një fitore tepër të rëndësishme mori edhe Kinostudio, që triumfoi ndaj Teutës me rezultatin 8-1.

Po të shtunën, në takimin që startoi në orën 14:00 Laçi mundi Skënderbeun 7-0.

Java e dhjetë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza:

 

Lushnja-Tirana 0-13

Apolonia-Gramshi 7-0

Teuta-Kinostudio 1-8

Laçi-Skënderbeu 7-0

 

Vllaznia-Partizani 3-0