Policia kufitare greke sërish ka njoftuar palën shqiptare se rruga nacionale Kapllaq-Janinë do të jetë e bllokuar.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, pala greke bën me dije se si pasojë e protestave të fermerëve në Greqi, ky aks rrugor do të vijojë të jetë i bllokuar edhe ditën e sotme, duke filluar nga ora 10:00 deri në një njoftim të dytë.
Bëhet me dije se qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.
“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë”, thuhet në njoftim.