E ndërsa janë në vitin e fundit të mandatit, anëtarët  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit KPK, që është shkalla e parë e vettingut të gjyqtarëve dhe të prokuroreve, i kërkojnë Kuvendit dhe qeverisë tu gjejë punë pas përfundimit të mandatit.

Në ditët e fundit të vitit që sapo lamë pas, kreu këtij institucioni Roland Ilia, i është drejtuar me një kërkesë për mbështetje të iniciativës ligjvënëse, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja i dhe për dijeni Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Pasi bën një bilanc të punës së kryer nga KPK-së e cila deri tani ka vlerësuar 718 subjekte gjyqtarë dhe prokuror ndërkohë, që vettingu do te përfundojë plotësisht për 805 subjekte në fund te vitit 2024, Ilia përcjell shqetësimin dhe pasigurinë e anëtareve të KPK-së dhe të Komisionerëve Publik së bashku me këshilltarët ligjor  të dy këtyre institucioneve se çfarë do të ndodhë me ta pas përfundimit të mandatit. Sipas tyre ligji nuk e ka parashikuar një gjë të tillë, megjithëse ata në detyrë kanë aktualisht kanë të nijetin status si anëtarët e Gjykatës së Lartë. 

Kërkesës kreu i KPK-së i ka bashkangjitur edhe disa realacione ku sugjerojnë që pas përfundimit të mandatit anëtarët e KPK-së  të emerohen gjyqtarë të gjykatës së Apelit për t'i integruar brenda sistemit gjyqësor. Të njëjtën gjë propozojnë edhe për këshilltarët ligjor të cilët të bëhen pjese e sistemit te gjykatës dhe prokurorisë.

Madje për këshilltarë të cilët kanë ushtruar 5 vite në KPK është propozuar të futen në shkollën e magjistraturës për profilin gjyqtar dhe prokuror pa konkurrim. Ndërsa për këshilltaret që kanë eksperiencë 4 vite me pëlqim të tyre  të emerohen hetues të BKH-së .