Njoftohet se pesë palestinezë, mes tyre tre fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm të kryer nga ushtria izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtria izraelite vazhdon sulmet në jug të Gazës.

Në bombardimet e kryera nga ushtria izraelite në rajonin Batin es-Semin të Khan Younis, kanë humbur jetën pesë palestinezë, mes tyre tre fëmijë.

Gjithashtu, nga helikopterët e ushtrisë izraelite u hap zjarr me armë të rënda ndaj zonave në juglindje të Khan Younisit.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 janë vrarë 39.965 palestinezë, përfshirë të paktën 16.314 fëmijë dhe 10.980 gra, dhe janë plagosur 92.294 persona.

Ndërsa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet nga sulmet izraelite, të cilat kanë synuar edhe spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./aa