Një ditë para protestës së opozitës të thirrur pasditen e së martës, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është veshur me kamera të cilësisë së lartë.

Mësohet se kamerat janë vendosur në çdo kënd të Bulevardit në sheshin para godinës qeveritare, për të monitoruar dhe fiksuar më qartë çdo lëvizje të mundshme nesër në shesh nga protestuesit.