Gjykata e rrethit gjyqësor në Fier ka vendosur sot masën e vlerësimit arrest me burg për 44 vjeçarin nga Dermenasi ku dy ditë më parë policia ka zbuluar bimë narkotike në vilën e tij.

 

 

Seanca gjyqësore është zhvilluar sot me prokuror Petrit Vukaj dhe gjyqtare Sonila  Hoxhaj.

 

Referuar provave të policisë dhe hetimit është kërkuar masa e vlerësimit arrest me burg për pronarin e vilës ku është kapur droga e mbjellë ndërsa në burg është lënë edhe njëprej elektricisteve të OSHEE-së, ndërsa për elektricistin tjetër është vendosur masa me detyrim paraqitje .

 

 

K.G 40 vjeç banues në Fier, me detyrë faturist i OSHEE-së është lënë në burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndërkohë që B. F., 47 vjeç, banues në Fier, me detyrë elektricist i OSHEE-së është lënë i lirë me detyrim paraqitje.