Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Ankara të Turqisë gjatë ditës së nesërme (20 shkurt). Mësohet se në kuadër të kësaj vizite, do të mbahet edhe takimi i parë i Keshillit te Bashkepunimit Strategjik Turqi-Shqipëri që u krijua më 6 janar 2021.
Mediat turke bëjnë me dije se në mbledhje do të shqyrtohen aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren në thellimin e bashkëpunimit mes 2 vendeve.
Diskutimet kryesore mes Ramës dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan do të jenë rreth zhvillimeve ndërkombëtare veçanërisht ato në Ballkan sa i takon ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.
Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.