Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në disa zona në Libanin jugor sot teksa vazhdojnë sulmet ndërkufitare me grupin libanez Hezbollah.
Në një deklaratë ushtarake thuhet se avionët luftarakë goditën infrastrukturën e Hezbollahut në qytetet Dhayra, Aitaroun dhe Odaisseh. Një sulm ajror synoi gjithashtu një ndërtesë të Hezbollahut në Ayta ash-Shab.
Sulmet erdhën menjëherë pasi Tel Avivi raportoi një sulm me dron në një zonë të hapur në Galilenë e Poshtme.
Nuk ka ende raportime për viktima.
Tensionet kufitare midis Libanit dhe Izraelit janë rritur në një nivel të lartë pas ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që ka vrarë më shumë se 29 mijë njerëz pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor./aa