17:30- Është shënuar orari zyrtar i nisjes së protestës kombëtare të opozitës, e paralajmëruar disa ditë më parë, duke nisur marshimin.

Përpara Kryeministrisë janë mbledhur qindra qytetarë dhe zyrtarë e përfaqësues të opozitës. Siç kanë deklaruar edhe më herët zyrtarë të opozitës, kjo protestë parashikohet të jetë paqësore.

Kujtojmë se kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet sot në Turqi, në një vizitë zyrtare.

17:45- Deputetë e PD të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë dalë nga selia e Rithemelimit dhe po i bashkohen protestuesve para Kryeministrisë.

17:55- ‘O sot o kurrë’, me flamuj të Shqipërisë dhe të PD-së, qytetarë të shumtë mblidhen në shesh.